Lajme

Qytetarët e mbajnë në krahë dhe e fusin në ambulancë, dalin pamjet e papublikuara të Egli Progës mbi dy muaj pas dh*nimit të tij për vdekje

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dhunimi për vdekje i 42-vjeçarit Egli Proga janë publikuar disa imazhe nga momenti kur babai i dy fëmijëve dërgohet në spital.

Në imazhet e papublikuara më parë, shihen qytetarët të cilët mbajnë në krahë 42-vjeçarin.

Egli Proga, i cili u dhunua brutalisht më 8 Gusht, duket pa ndjenja ndërsa banorët e zonës e fusin në ambulancë.

Nga Prokuroria e Korçës është arritur në përfundimin se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit.

Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka rikthyer në qeli 3 personat të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.egli proga1

Tre të akuzuarit Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, që ishin të pranishëm në vendngjarje u liruan nga Gjykata e Korçës më 13 gusht, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Por, togat e zeza kanë ndryshuar sërish ditën e sotme (12 Tetor) masën ndaj tyre nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe raportohet se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë autor i dyshuar akuzohet Denis Meçe, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.