Lajme

Qytetarëve u kërkohet që nesër të shmangin pikëkalimin kufitar në Jarinjë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shtunën të mos përdorin pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Sipas njoftimit të kësaj qendre, në territorin e Serbisë është paralajmëruar mbajtja e një proteste, e cila pritet të shoqërohet me bllokim të rrugës për rreth dy orë.

Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që gjatë kësaj kohe të përdorin pika të tjera kufitare për qarkullim.

“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në PKK Jarinjë dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme