Lajme

Qytetari kacafytet me dy punonjës të bashkisë në mes të bulevardit

Qytetari përleshet fizikisht me dy punonjës të bashkisë në mes të bulevardit.

‘Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër).

Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit’, njofton policia vendore.