Nëse ka një vendndodhje të preferuar të njerëzve në SHBA në stinën e vjeshtës, destinacioni shumëi preferuar edhe për influencerët, madje edhe nga shtete të tjera, ajo është ferma “Sleepy Hollow”, e ndodhur në një qytezë të Vermont.
E gjithë rruga deri në qytezë, vetë ferma dhe disa shtëpi private që ndodhen aty, janë mjaft të vizituara në këtë stinë, kryesisht sepse shërbejnë si panorama perfekte për postimet në rrjetet sociale. Kështu, “Sleepy Hollow Farm” përgjatë viteve është shëndrruar në një destinacion popullur për të gjithë blogeret, pasi gjejnë aty pesiazhin karakteristik me gjete të rëna dhe ngjyrat që i shkojnë postimeve të tyre, teksa videot me hashtag-un #sleepyhollowfarm, vetëm në TikTok janë parë mbi 800,000 herë në TikTok, ndërsa Instagram-i përmban mijëra foto të fermës.
Por ndërsa kjo është mjaft e mirë për personazhet e famshëm në rrjetet sociale, nga ana tjetër shkakton dhimbje koke për banorët e zonës, që lokalisht njihet si zona e Pomfret. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë vendosur “ta mbyllin” qytezën, që do të thotë kanë blllokuar rrugët kryesore, sidomos ato që të cojnë në fermë, në mënyrë që të frenojnë ardhjen e influencerëve dhe njerëzve që e vizitojnë vendin vetëm për material postimesh.
Disa prej tyre kanë krijuar një fushatë GoFundMe të titulluar “Save Cloudl and Road”, për të mbledhur para në mënyrë që ta përballojnë mbylljen e rrugëve dhe heqjen e trafikut gjatë kësaj periudhe, megjithatë duket se nuk do mundet që ta mbajnë të tillë gjendjen edhe për më shumë (fushta ka nisur në shtator) dhe paratë e mbledhura mendohet se do të shkojnë për pagesën e stafit shtesë në zyrën e kryeoficerit të policisë, që do të punojë me orë të zgjatura dhe për më shumë tabela dhe sinjalistika të reja. Shumica e banorëve të qytetit theksojnë se nuk janë kundër turizmit, por thjesht duan që vizitorët të tregojnë respekt për vendin.
“Vitet e fundit, Cloudl and Road (ku blogerët mblidhen për fotot e tyre) dhe rrugët e vogla që të çojnë në të kanë përjetuar një rritje të paprecedentë të prurjeve turistike të nxitura nga Instagram dhe TikTok, teksa këta njerëz po fitojnë para nga fotot,” thuhet në përshkrimin e faqes GoFundMe, që nxit dhurmin e të ardhura në mënyrë që edhe lokalët të kenë një lloj përfimit, ose të paktën vendi që tashmë është i famshëm.
Fushata, e cila ka mbledhur afro 15,000 dollarë, pretendon gjithashtu se blogerët që vizituan qytetin “dëmtuan rrugët, patën aksidente, shkelën kopshtet, dëmtuan pronën e banorëve, parkuan në fusha dhe trotuare dhe sulmuan verbalisht banorët vendas“, cka i detyroi ta mbyllnin përkohësisht rrugën, por tani duan thjesht që gjithcka të jetë e qetë si më parë.