Lajme

Ra në det teksa peshkonte, familjarët vijojnë kërkimet me polumbarë privatë

Janë ndërperë kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit, Aurel Ndoni, i cili më 25 shkurt u mbyt në Porto Romano teksa ishte duke peshkuar me vëllain e tij.

Pas një muaji kërkimesh, shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit si dhe polumbarët e RENEA-s, nuk arritën të gjejnë trupin e 40-vjeçarit, për këtë arsye kërkimet janë ndërprerë këtë të martë.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se familjarët e Aurel Ndonit kanë paguar një grup privat polumbarësh për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 40-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhu pasditen e 25 shkurtit, rreth orës 17:15, ku Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër.

Gjatë peshkimit ai ra në ujë dhe dyshohet se trupin e tij mund ta ketë tërhequr rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo