Lajme

Radhë kilometrike në Morinë, pritje të gjata për të kaluar kufirin

Radhë kilometrike janë krijuar këtë të premte në pikën kufitare të Morinit, duke sjellë pritje të gjata për drejtuesit e automjeteve që synojnë të kalojnë kufirin.

Kontrollet e mjeteve me targa të huaja, të kombinuara me kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës, kanë ndikuar në krijimin e fluksit dhe vonesave në pikën kufitare.

Situata është rënduar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin, duke e bërë pritjen në radhë edhe më të vështirë për udhëtarët.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet kufitare mbi kohëzgjatjen e pritjeve apo masat që mund të merren për lehtësimin e qarkullimit.

Të Ngjashme