Kryeministri ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë.
Në darkën e kryeministrave dhe presidentëve, Rama shfaqet krah Vuçiç, kryeministres daneze, Mette Frederiksen dhe disa liderëve të tjerë botërorë.
Vuçic ka shpërndarë fotot në Instagram.
Dje në një intervistë Kryeministri Rama u shpreh se miqtë i duhen Shqipërisë, sepse është vend i vogël.
Rama: Unë jam rritur në kohën e një regjimi komunist të ashpër. Unë nuk besoj në metodën “miku i armikut tim është armiku im”,te zgjedhja e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam kryeministri më i gjatë dhe jam i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend kaq larg. Jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë për miq. Unë jam mik edhe me Jared Kushner, edhe me Alex Soros. Ky është një konfrontim edhe më me kripë se Biden dhe Trump. Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë. Si mund të zgjedhim? Unë jam shumë mik me Melonin, ajo përfaqëson të djathtën dhe më është dashur t’u shpjegojë të mive që nuk është ide e mirë nëse shkoj dhe flas në takimin e partisë së saj ku më kanë ftuar dhe të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi nuk është i dobishëm sot. Njerëzit janë njerëz, unë besoj të flasësh me njerëz, edhe të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme është më mirë se të mos flasësh.
/tiranapost