Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara, ku u vranë katër persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
“Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara.
Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm,” u shpreh kryeministri.
/tiranapost