Lajme

Rama drejt largimit nga pushteti?/ Ja sinjalet e reja nga Kryeministria

Kryeministri Edi Rama së fundmi në një intervistë ka treguar se kur do të largohet nga pushteti dhe qeverisja.

Së fundmi në një intervistë, Rama është shprehur se qëllimi i tij në qeverisje nuk është të bëhet “mbret” apo të qëndrojë deri në pafundësi në pushtet.

Ai tha se nëse është ende në këtë post, është për shkak të negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë intervistës, Rama u shpreh se në momentin Shqipëria do të anëtarësohet në BE “shqiptarët do të shpëtojnë nga ai”.

“Unë nuk jam këtu për tu bërë mbret ose për të qëndruar në pafundësi. Unë jam këtu vetëm sepse shoh derën e hapur të Bashkimit Europian. Në momentin që, me ndihmën e Zotit dhe të shqiptarëve, unë e kapërcej pragun e asaj dere juve do të shpëtoni nga unë”, u shpreh Rama në intervistë.

Para se të fitonte mandatin e katërt qeverisës, Rama shprehej se kishte vetëm 2 rrugë që ai mund të largohet nga zyra e Kryeministrisë, vota e qytetarëve dhe kur ta vendosë vetë tërheqjen politike.

Ndërkohë sot pas më shumë se një viti, thotë se rruga e vetme që ai të largohet është anëtarësimi në BE.

Por lind pyetja: Po sikur Shqipëria të mos hyjë në Bashkimin Europian, Ramën do të durojmë tërë jetën?

Të Ngjashme