Lajme

Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së mbledhjes së përbashkët

Delegacioni nga Shqipëria ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri.

Para mbledhjes kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë pritur homologët e tyre, Ramën dhe Spiropali në zyre.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 10:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Pjesë e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Serbi është edhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi

Sipas agjendës është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kjo mbledhje e përbashkët do të përmbyllet me fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.