Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të avancojë aplikimin e saj për anëtarësim në BE.
Ai gjithashtu ka përshëndetur koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt, duke theksuar sfidat që sjell shkatërrimi i strukturave paralele.
‘Mirëpresim koordinimin Kosovë–BE për Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë po këtë guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, ka shkruar Rama në X.
