Lajme

Rama: Mbi 4 mijë mësues do trajnohen me metodat më efektive të mësimdhënies

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan.

Kreu i qeverisë shkruan se ky program do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo