Lajme

Rama: Osmani nuk lejoi bastisje në Presidencë, u kërcënuar nga Prokurorë të Speciales

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar nga prokurorë të Gjykatës Speciale.

Kjo sipas tij është bërë për shkak se Osmani nuk ka lejuar që prokurorët të kryenin bastisje në Presidencë.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por për mua nuk është. Edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë ju nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidencës se me demek do të kërkonin edhe aty prova të krimeve kundër njerëzimit. Dhe kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet. Por, për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha Rama në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” të ish-ambasadorit Ahmet Shala.

Rama ka zhvilluar takim gjatë ditës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa nga ora 15:00 pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti./teve1.info/

Të Ngjashme