Lajme

Rama përballë 300 pyetjeve të Rudina Xhungës: Kur të kapërcej pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë

Kryeministri Edi Rama është përballur me 300 pyetje të gazetares Rudina Xhunga në një intervistë maratonë që zgjati më shumë se katër orë. Biseda do të publikohet në rrjetet sociale si një edicion jashtë sezonit të podcastit “Flasim”.

Këtë herë, rolet janë përmbysur.

Ndryshe nga podcasti i tij, ku Rama zakonisht është ai që drejton bisedën dhe bën pyetjet, në këtë intervistë ai është përballë pyetjeve të Xhungës.Në pjesën e publikuar nga intervista preken disa prej temave politike të diskutuara së fundmi, mes tyre investimi në Sazan-Zvërnec, SPAK-u, situata në Bashkinë e Tiranës dhe marrëdhënia mes pushteteve.

Për çështjen e Sazan-Zvërnecit, Rama kundërshton pretendimet se ishulli po shitet dhe thotë se prona do të mbetet e Republikës së Shqipërisë.

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, shprehet ai.

Në lidhje me SPAK-un, Rama e cilëson përdorimin e mediave për të goditur persona që më pas merren nën akuzë si një nga veprimet më të këqija të institucionit.

Biseda prek edhe situatën në Bashkinë e Tiranës.Rama e përshkruan mungesën e kryetarit Erion Veliaj si një situatë ku “bashkia nuk ka kokë”, ndërsa flet edhe për marrëdhënien mes pushtetit ekzekutiv, parlamentit dhe drejtësisë.

Gjatë intervistës, kryeministri flet edhe për pasardhësin politik.

“Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai do të të vrasë”, shprehet Rama, duke shtuar se nuk ka ndërmend të zgjedhë pasardhës.

Intervista mbyllet me një tjetër batutë mes Ramës dhe Xhungës.

“Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, thotë kryeministri, ndërsa gazetarja i kujton se 300 pyetjet nuk kanë përfunduar ende.

Rama e përshkruan mungesën e kryetarit Erion Veliaj si një situatë ku “bashkia nuk ka kokë”, ndërsa flet edhe për marrëdhënien mes pushtetit ekzekutiv, parlamentit dhe drejtësisë.

Të Ngjashme