Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila ka kërkuar 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke e bërë totalin 180 vite.
Në një postim në rrjetin social X, Rama shprehet se nuk arrin të kuptojë logjikën e Prokurorisë Speciale dhe e krahasoi vendimin me një “varrosje të gjallë” për ish-krerët e UÇK-së.
“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e Prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike,” ka shkruar Rama.
Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!
Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së…
— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2026
