Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Me atë kanë diskutuar bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.
Por ka theksuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.
“Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete. Sot, me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, diskutuam bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale. Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e Kryeqytetit”, ka shkruar ai.
