Lajme

Rama u ankua për mamanë e shokut të tij, i përgjigjet mjekja: Nuk keni informacion, kujdes çfarë flisni se jeni dhe kryeministër

Mjekja Alketa Ibranji i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ankesat për shërbimin shëndetësor parësor dhe vonesat e raportuara nga qytetarët në sistem.

Reagimi i saj vjen pas një deklarate të Ramës, që i justifikonte pakënaqësitë e protestuesve, duke sjellë rastin e një mikut të vet, që sipas Ramës ishte i pakënaqur me shërbimin që ofronin mjekët dhe konkretisht ndaj nënës së tij të moshuar.

Reagimi i mjekes

Referuar daljes se fundit te KM Edi Rama ne lidhje me ankesen e zonjes pensioniste e cila del qe ne oren 5 – 6 te mengjesit per te marre sherbim ne poliklinikat e sherbimeve shendetsore publike ne Shqiperi dhe vonesen e mjekeve ne pune.

Duke qene se ne daljen tuaj duket dukshem qe nuk keni informacion te sakte mbi funksionimin e strukturave publike shendetsore paresore po ju bej me dije:

Poliklinikat e Sherbimit Shendetsor Paresor fillojne punen ne oren 7:30 – 20:10. Ky orar sipas ligjit eshte transparent dhe i afishuar te dera kryesore e cdo institucioni, sic e kerkon ligji.

Nga ora 7:30 – 8:00 sherbimi laboratorik eshte i pari qe hapet dhe merren analizat e te gjithe pacienteve te planifikuar per diten perkatese.

Dalja e cdo pacienti ne oren 5 apo 6 te mengjesit ne pritje te fillimit te orarit zyrtar, mund t’i ktheni pergjigje edhe mikut tuaj te shqetesuar per nenen e vet, eshte zgjedhje e nenes, jo tregues i keqfunksionit te sherbimit publik shendetsor paresor. Cdo mberritje ne pune ne orarin zyrtar, nqs pacienti pret ne rruge qe ne oren 5 apo 6 te mengjesit, vonese do duket, sigurisht. Por kjo nuk duhet te artikulohet nga ju si e tille se eshte GAFE e madhe. Nje KM nuk duhet te flase pa patur informacion te sakte, sepse gabimi mban peshen e postit te atij qe nxjerr fjalet nga goja.

See also  Pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona (Video)Ashtu si edhe keni dijeni besoj ne lidhje me investimet qe keni bere ne shendetesi, nje prej tyre quhet Sistemi i Referimit i cili ka kosto mirembajtje mbi 150 milion leke ne vit. Per infon tuaj, m.q.s nga komunikimi juaj i fundit rezulton qe nuk e dini si funksionon, per te permiresuar cilesine e sherbimit, pacientet planifikohen te vijne ne fasha orare te mirepercaktuara pikerisht qe te mos kete mbidyndje dhe pritje rradhesh te gjata.

Nena pensioniste e mikut tuaj qe ju ka sjelle ankesen, duhej te kishte ne rekomandimin e saj nje nga fashat orare te meposhte:

8:00 – 10:00, 10:00 – 12:00, 12:00 – 14:00, 14:00 – 16:00, 16:00 – 18:00 dhe 18:00 – 20:00.

Informoni mikun tuaj qe mos e lere nenen e vet te dale qe ne oren 5 te mengjesit nga shtepia, pavaresisht se eshte udhezuar qartesisht nga mjekja e familjes mbi kete ceshtje.

Nje problem tjeter qe ngrini eshte ardhja me vonese ne pune e stafit mjekesor. Ky eshte nje problem qe konstatohet dhe zgjidhet ne nivel drejtorish perkatese i nderuar Z. Kryeminister. Kujdes me kete autogol sepse ne te gjitha kontrollet qe behen nga strukturat perkatese, rezulton e kunderta e asaj qe thoni. Informohuni!

Nqs ky eshte nje lloj presioni qe doni te ushtroni mbi 1763 mjeke dhe 6675 infermiere te sherbimit paresor, se mund te hiqen nga puna sepse mamaja e shokut tuaj ankohet per mjeket, po guxoj t’ju them se mbi supet e ketyre njerezve hodhe gjithe peshen e pandemise se kobshme, kur mori permasa te cilat nuk i kishit parashikuar, pa orare, pa bonuse, pa asnje vleresim.

See also  A do flasë Shullazi për atentatin në Rinas? Hoxha: Nuk është nga ata që …Jane pikerisht kjo armate njerezish, arsyeja pse taksapaguesit shqiptare trokasin ende ne dyert e sherbimit publik. Numrat e telefonave personale, te cilat u bene publike pa konsent, ne kohen e pandemise, pergjigjen edhe sot jashte orarit zyrtar, sepse ndryshe nga administrata publike, puna e mjekut vetem me oret e punes qe nuk matet i nderuar Kryeminister.

Do ju kerkoja te pyesnit ate shokun/mikun:

1) Sa e ka pensionin mamaja e tij?

Ne presim pensionistet ne keto institucione ku nuk ngurojne te ankohen edhe per kete ceshtje jetike. Pikerisht se gjejne ambient mikprites guxojne e flasin halle shtepie. Nuk na del! Shyqyr na ndihmojne femijet! Ky eshte refren i perditshem.

2) Sa % te pensionit te saj paguan per medikamentet (pertej vleres qe mban receta e rimbursimit) per te marre medikamente qe i bejne derman? Po ju flas me gjuhen e pensionisteve i nderuar.

3) Ndoshta mamaja e mikut tuaj eshte me fat qe e ka djalin ketu. Hajde nje jave te vetme te shikosh sa pensioniste qajne nga malli i femijeve qe i kane larg Shqiperise dhe nga rendimi psikologjik ju rendohen edhe semundjet kronike.

Qe te mos zgjatem me, nuk eshte tentativa e pare kjo qe beni tabele qitje mjeket e infermieret, kur greminat e shendetsise shqiptare jane aty, para syve tuaj dhe jane realitet ku po mbyten pensionistet, mjeke e infermiere, e te gjithe te semuret e ketij vendi.

Nese ka nje vlere te vetme ky Sistem Shendetsor Publik qe eshte falas, qe buron nga ndjenja humane dhe vokacioni i profesionit, keta jane mjeket dhe infermieret e ketij vendi. Nuk ka page qe i vlereson sa duhet! Mos guxo t’i prekesh!

Të Ngjashme