Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Rama, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesëmarrës në marshin që do të mbahet në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
“I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, ka shkruar Rama ku edhe ka publikuar një fotoalbum nga vizita që ka zhvilluar të hënën në Kosovë.
