1
Eksponenti i VV-së dhe analisti politik i studiove televizive, Sadri Ramabaja, iu drejtua Facebook-ut për një vajtim të rëndë pas fitores së thellë të presidentit Donald Trump në SHBA.
Ramabaja e përshkroi si apokaliptike fitoren e Donald Trump, duke dhënë profeci për fundin e demokracisë dhe instalimin e fashizmit.
“Fundi i demokracisë liberale. E bashkë me këtë fund të palavdishëm, fillon epoka e fashizmit modern tok me rendin e ri botëror”, shkroi i mërzitur Ramabaja.
Përpos parashikimeve apokaliptike, Ramabaja megjithatë e shprehu edhe një grimcë optimizmi dhe shprese. Ai bëri thirrje që në këtë moment të rëndë për rendin botëror, që më 9 shkurt të votohet në Kosovës Albin Kurti.
“Për këtë arsye zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 marrin karakter plebishitar. Kosova duhet ta konfirmojë maturimin e saj politik duke rizgjedhur Albin Kurtin në pozicionin e tij aktual dhe duke i dhënë fuqi edhe më stabile qeverisjes për mandatin e ri”, u shpreh në fund Ramabaja