Burim Ramadani ka thënë se deri tni ekipi i Trump-it është shumë pozitiv për Kosovën.
Ai veçon tre nominimet më të fuqishme në administratën e tij, që sipas tij janë: Micheal Waltz për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare, Marco Rubio për Sekretar të Shtetit, John Ratcliffe për drejtor të CIA.
“Përvoja e të tre këtyre personaliteteve dëshmon për profile të fuqishme vendimmarrëse, të orientuar profesionalisht kundër terrorizmit dhe përhapjes së ndikimit armiqësor të Rusisë, si dhe mbështetës të paluhatshëm të shteteve partnere dhe aleate”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Ekipi i Presidentit Trump shumë pozitiv për Kosovën. Në këtë periudhë, Kosova duhet të rikthejë platformë nacionale bashkëpunuese për të rikonsoliduar miqësinë me SHBA. Në të kundërtën, nga ky ekip profesionistësh nuk ka pardon!
Tri nominime të fuqishme: Micheal Waltz për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare, Marco Rubio për Sekretar të Shtetit, John Ratcliffe për drejtor të CIA.
Përvoja e të tre këtyre personaliteteve dëshmon për profile të fuqishme vendimmarrëse, të orientuar profesionalisht kundër terrorizmit dhe përhapjes së ndikimit armiqësor të Rusisë, si dhe mbështetës të paluhatshëm të shteteve partnere dhe aleate.
Prandaj, Kosova ka hapësirë të jashtëzakonshme për të ecur para. Për këtë, përvoja është më e rëndësishmja.
Shteti nuk është eksperiment!
Nuk guxojmë më të eksperimentojmë, as të merremi me propaganda!