Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe rolin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Ai ka thënë se në dy ditët e fundit po ushtrohet presion i paparë mbi Gjykatën Kushtetuese, duke shtuar se gabimet e pushtetit po vazhdojnë me tentativa për presion ndaj gjykatësve.
Sipas Ramadanit, do të ishte më mirë të arrihej kompromis për presidentin sesa të ushtrohej presion mbi gjykatësit. Ai u ka bërë thirrje akterëve politikë që t’i lënë gjykatësit të qetë në punën e tyre, duke theksuar se vetëm Gjykata Kushtetuese do të sqarojë se kush është fajtor për situatën e krijuar.
Postimi i plotë:
Presion i paparë mbi Gjykatën Kushtetuese në këto dy ditë. Gabimet e pushtetit po vazhdojnë, tash me presion mbi gjykatësit.
Më mirë të arrihej kompromis për President sesa të hedheni si shpata mbi gjykatësit.
Lërini Gjykatësit të qetë në punën e tyre.
Mos bëni presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
Kushdo që luajti bixhoz me stabilitetin e shtetit, duhet të ndëshkohet!
Fajtorin do të na qartësojë Gjykata Kushtetuese!
