Lajme

Ramadani: Serbia po përgatit terren për destabilizim

Ish-shefi i Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Aleksandar Vulin, duke i cilësuar ato si kërcënime të hapura, madje edhe me jetë ndaj individëve në Kosovë.

Përmes një postimi publik, Ramadani ka thënë se Vulin po përdor gjuhë shoviniste dhe paralajmëroi se deklaratat e tij mund të jenë sinjal për ndonjë plan konkret destabilizues nga Serbia. Ai theksoi se institucionet e sigurisë duhet të rrisin ndjeshëm vigjilencën, pasi sipas tij, Serbia mund të tentojë të shfrytëzojë çdo moment për të shkaktuar destabilitet në Kosovë.

Postimi i Ramadanit:

Aleksandar Vulin paska kërcënuar sërish. Madje, me kërcënime të hapura me jetë për njerëzit individualisht në Kosovë.

Vulin është një i shovinist i çmendur, i cili në këtë rast edhe mund të jetë duke paralajmëruar ndonjë plan konkret destabilizues të Serbisë.

Duhet rritur siguria ndjeshëm. Serbia do të tentojë të shfrytëzojë ndonjë moment për të shkaktuar destabilitet në Kosovë.

Të Ngjashme