Lajme

Raportimet për të shtëna me armë në Tiranë, Policia: E verifikuam, nuk gjetëm gjë!

Ekipet e Policisë së Tiranës kanë shkuar menjëherë në fshatin Mënik të Tiranës, mbrëmjen e kësaj të enjteje, sapo salla operative është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Mirëpo, nga krehja e zonës, nuk është konstatuar diçka e tillë.

Pavarësisht raportimeve mediatike, newsbomb.al mëson se nga këqyrja e zonës nuk janë gjetur gëzhoja apo gjurmë të tjera për të shtëna armësh.

Shërbimet e Policisë së Tiranës ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po hetojnë për njoftimin në sallën operative dhe dyshimet e banorëve të fshatit Mënik. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi edhe nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur gëzhoja apo gjurmë të tjera.

Vijon…

TS Poll - Loading poll ...

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo