Lajme

Raportohet i zhdukur 31-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore

Një 31-vjeçar është raportuar i zhdukur në Prishtinë.

Rastin në Polici e ka paraqitur babai i të zhdukurit i cili ka thënë se djali i tij është me të meta mentale.

“Ankuesi mashkull kosovar  raporton se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka në automjet e kishte pasur me vete djalin e tij të moshës 31 vjeçare i cili sipas ankuesit është me të meta mentale, ky i fundit kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/

Të Ngjashme