Lajme

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar një rast i veprës penale të mashtrimit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, dje një person është ankuar se ishte viktimë e mashtrimit.

Nga hetimet fillestare, dyshohet se i dyshuari, shok i ankuesit, me pretekst të rremë ka arritur të sigurojë kartelën bankare të tij, duke pretenduar se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor ndaj bankës. Më pas, pa dijeninë dhe pëlqimin e ankuesit, i dyshuari ka tërhequr nga llogaria bankare shumën prej 600 euro.

Në lidhje me rastin, në stacionin policor është intervistuar i dyshuari me inicialet D.S. (2003).

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të hetohet për veprën penale “Mashtrim”.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve, duke mos ndarë të dhëna personale apo bankare me persona të tjerë.

Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrave zyrtarë:

192 – numri emergjent

0800 19 999 – linjë pa pagesë

038/504 504 4800 – linjë pa pagesë

038/504 504 4801 – linjë pa pagesë

045/960-572

Aplikacioni mobil “Lajmëro Policinë”

Të Ngjashme