Lajme

Raste të reja të dhunës në familje: Tri incidente në 24 orë, dy persona dërgohen në mbajtje

Në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë, një djalë është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur nënën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 26.10.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën-nënën e tij kosovare, të njëjtën e ka kanosur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të mëtutjeshëm.”

Në Klinë, një djalë tjetër ka kanosur nënën dhe anëtarët e tjerë të familjes.

“DHUNË NË FAMILJE- Klinë / 24.10.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka kanosur e fyer viktimën kosovare-nënën e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Po ashtu, në Istog, një person është arrestuar për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”



ks