Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të vazhdojë seanca për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023.
Në këtë sulm ka vdekur rreshterin policor, Afrim Bunjaku.
Në këtë seancë pritet që njëri nga të akuzuarit Dushan Maksimoviq të paraqes mbrojtjen e tij.
Përveç tij në sallën e gjyqit janë edhe të arrestuarit të akuzuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq.
