Në Gjykatën e Apelit, sot ka vazhduar seanca e kolegjiumit ku do të elaborohen ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliut ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtina mbi dënimin me burgim të përjetshëm, për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 maj i ka dënuar me burgim të përjetshëm Jeton dhe Nexhat Vllasaliut për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.
Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.


