Lajme

Rasti “KEK”, Prokuroria ngre aktakuzën e dytë ndaj Nagip Krasniqit dhe dy të tjerëve

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe dy të tjerëve, Y.D.,I.Z.

Dëmi i buxhetit të Kosovës, sipas Prokurorisë, është rreth 37 milionë euro.

“Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim nga Prokuroria Speciale.

Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme.

Kjo është aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.