Lajme

Rasti në Ministrinë e Mjedisit, arrestohet Naser Hafizi

efundit

Policia e Kosovës ka arrestuar Naser Hafizin, drejtor i Autoritetit të Pellgjeve Ujore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikim Hapësinor.

Sipas informacioneve që ka siguruar Tëvë 1, Hafizi është arrestuar sapo ka mbërritur ne Aeroportin e Prishtinës.

Ai dyshohet sipas Prokurorisë dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe“Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka zhvilluar një aksion ku ka arrestuar ushtruesin e detyrës së sekretarit, Izedin Bytyqi.

Teve1.info ka pyetur Policinë e Kosovës për të konfirmuar arrestimin e Naser Hafizit dhe është në pritje të përgjigjes.