Lajme

Reagim i fortë ndaj Ramës: Përsëritja nuk është rastësi, por qëndrim

Analisti politik Melzaim Koci ka reaguar pas një postimi ku kritikohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lidhur me paraqitjen e Kosovës në një kontekst të përbashkët me Serbinë.

Në reagim thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe fyes për Kosovën, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 110 vende. Sipas tij, përsëritja e këtyre rasteve nuk mund të konsiderohet gabim teknik, por një qëndrim i rrezikshëm dhe provokues ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Edi Rama serish “bashkon” Kosovën me Serbinë!

Veprimi i fundit i Edi Rames nuk është thjesht i papranueshëm – është fyes. Paraqitja e Kosovës si pjesë e Serbisë nuk mund të relativizohet, as të arsyetohet me gabime teknike apo pakujdesi. Për shqiptarët e Kosovës, kjo është një goditje direkte ndaj historisë, sakrificës dhe identitetit shtetëror.

Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 110 vende. Kjo është një e vërtetë që nuk negociohet dhe nuk toleron “lapsuse” të përsëritura. Sepse kjo nuk është hera e parë  – edhe më 19 nëntor 2019, Edi Rama e kishte inkorporuar Kosovën brenda Serbisë.

Kur një veprim përsëritet ai nuk është më rastësi – është qëndrim. Dhe në këtë rast, një qëndrim i rrezikshëm dhe provokues ndaj shqiptarëve te Kosovës.

Të Ngjashme