LifeStyle

Reagimi – ‘Do bëj kallzim në polici’, Egla Ceno përballet me një situatë të vështirë: Mos më prek damarin se…

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, është përballur me një situatë të vështirë rreziku.

Ajo ka treguar se dikush i ka thyer xhamin e makinës, e për këtë do të bëjë një denoncim në polici.

“Një paralajmërim për personin që ka disa ditë që luan me fshirëset e makinës time poshtë shtëpisë dhe që sonte e kishte thyer. Të kujtoj që në lagje, pikërisht sipër ku ishte parkuar makina sonte në mbrëmje, ka një kamera sigurie. Nesër patjetër do bëj një kallzim në polici që të tuteloj veten. Kam vite që jetoj në një lagje ku respektoj dhe më respektojnë.

Tani…unë e kam një ide çfarë ka ndodhur por këtë do e zgjidhin më mirë organet kompetente sepse unë nuk merrem dot me pushta. Makina është mjet i rëndësishëm në kushtet që jam edhe me një nënë të paralizuar të cilën duhet ta lëviz për kontrolle. Unë nuk jam njeri pa njeri, mos më prek damarin e Cenos se nuk të lë “hekur” që ke ngulur në asfalt, pa lëvizur”, shkruan ajo.

Të Ngjashme