Debati i ashpër mes Mirit dhe Selin Bollatit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime edhe jashtë ekranit.Pas spektaklit të fundit, ku u diskutua gjatë vendimi i Selinit për të qëndruar në garë pavarësisht kërkesës së prindërve të saj, bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar hapur ndaj moderatorit Ledion Liço.
Përmes një postimi në InstaStory, Rabea ka ironizuar duke pretenduar se Selini favorizohet për shkak të popullaritetit të saj në rrjetet sociale, në vend që të vlerësohen më shumë karriera dhe përvoja e banorëve të tjerë.

Ajo ka krahasuar numrin e ndjekësve të Selinit me karrierën 30-vjeçare të Mirit.
“Forma më e lartë e skllavërisë është të glorifikosh një prezantuese 23-vjeçare si më të famshme se një këngëtar 46-vjeçar me 30 vjet karrierë dhe më të famshme se një opinioniste ish-politikane me mbi tre dekada karrierë, sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram se këta dy të fundit”, tha ndër tjerash duke e përfshirë edhe Monika Kryemadhin.
Bashkëshortja e Mirit ka qenë shpesh temë diskutimi në këtë edicion për shkak të raportit që artisti ka krijuar me Selin. /Telegrafi
