ShowBizzz

Reagimi i Rita Orës kur në ekran shfaqet Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.

Dyshes iu bënë disa pyetje, ku ata duhej të përshkruanin miqtë dhe kolegët e tyre me vetëm një fjalë dhe mes tyre në ekran u shfaq edhe ylli tjetër shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, për të cilën Rita reagoi menjëherë.

“E bukur”, u shpreh autorja e “You & I” me të parë imazhin e Duas, ndërkohë Diplo tha: “shqiptare”, që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

Ndryshe, dyshja janë komentuar për raporte jo shumë të mira në mes vete.

Ndërkohë kujtojmë se vajzat ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.