ShowBizzz

Reagimi i Ronaldos nuk i hyn në “sy” Luizit, i bën gazetarit një dedikim: “U bo vonë”

Duket se sherri virtual mes Ronaldo Sharkës dhe Luiz Ejllit nuk do ketë të mbaruar.

Më herët, deklaratës së gazetarit ku shprehej se moderimin e emisionit “Kepi i VIP-ave” e meritonte ai dhe jo Kiara, Luizi i reagoi nëpërmjet një postimi në Instastory.

Këngëtari i përmendi Ronaldos se ka qenë një fans i zjarrtë i tij, gjatë kohës së BBV, e më pas i përmendi 5 mijë eurot që i kishte premtuar.

Deklaratave të Luizit, iu përgjigj Ronaldo pak më parë, ku teksa postoi një video, u shpreh ndër të tjera se është prekur nga fjalët e Luizit.

Mirëpo për Luizin, “sherri” virtual vazhdon.

Ai ka postuar së fundmi këngën e Capital T, “U bo vonë” të cilën dukshëm ia kushton Ronaldos, pasi e ka bashkangjitur me emojin e fluturës (butterfly), pseudonim që ia ka ngjitur gazetarit.