Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të Rinesës, vajzës që kishte interpretuar personazhin e Leas në një prej videoklipeve të tij.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka publikuar fotografinë e të resë, të shoqëruar me disa fjalë lamtumire, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.
“Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, ka shkruar Skënderaj.

Mesazhi i këngëtarit është një homazh për Rinesën, të cilën ai e ka kujtuar përmes personazhit që ajo kishte sjellë në videoklipin e tij.
