Pas tre ditësh të kaluara në shtëpinë e Big Brother VIP, fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka reaguar në rrjetet sociale për përvojën e tij të shkurtër në formatin e famshëm. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, ai falenderon fansat dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.
“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua,” shkruan Luiz Ejlli. Ai thekson gjithashtu se ishte i lumtur që arriti të dhurojë momente humori dhe buzëqeshje për publikun, duke përmendur se kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në fund të ditës.

Postimi i tij ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë falenderuar për energjinë dhe praninë e tij të veçantë në shtëpinë e Big Brother. Luizi ka përmendur edhe disa persona, duke u shprehur mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë qëndrimit të tij. Reagimi i fituesit të BB2 tregon anën e tij falënderuese dhe respektin ndaj publikut, duke rikthyer vëmendjen dhe dashamirësinë e fansave për prezencën e tij në program, edhe pse për një kohë të shkurtër.
