Tashmë siç e kemi mësuar të gjithë, Alban Skënderaj ka kënduar kolonën zanore të filmit “5 herë jo”, që mban titullin “Obsesion”.
Artisti ka qenë në një lidhje direkte nga tapeti i kuq mbrëmjen e djeshme gjatë premierës së filmit, për emisionin “Ndryshe” në TAR, ku foli më shumë për krijimin e kësaj kënge dhe jo vetëm.
I pyetur se si ndjehet që kënga e tij është kolona zanore e filmit, Albani tha:
“Është hera e parë që ndodh dhe është diçka e re dhe interesante për mua. Lindi në mënyrë shumë spontane. Me Donaldin jemi shumë miq dhe ai e ka qejf muzikën time. Teksa po dëgjonim disa demo, ai u dashurua me këtë këngë që në fakt kishte ngelur në sirtar. E realizuam në kohë rekord, por doli shumë mirë. Kënga po qarkullon gjithandej, jam shumë i kënaqur që filmi po i jep ‘hype-in’e vet:.
A ka menduar ndonjëherë Albani të bëjë një film?
“I vetmi problem është që po ecin shumë këto komeditë romancë. Unë me tipin që kam duhet të bëj një dramë (qesh)”, tha këngëtari.
lokimagazine