Shëndetësi

Receta e pules ne tave me peta qe do te mbetet gjate ne mendjen tuaj, keto jane perberesit qe u duhen

Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit

Pula në tavë me petë është një recetë e vjetër dhe shumë e pëlqyeshme e cila është përdorur shumë nga amvisat shqiptare.

Tradita e kësaj recete është pjekja në saç, por megjithatë ajo mund të përgatitet edhe
në furrë

Përbërësit: 1 pulë mesatare, 600 g miell, 400 ml ujë të vakët, 2 kokrra qepë, 100 g gjalpë, pak niseshte, 10 g kripë, vaj ulliri
dhe piper.

Përgatitja: Në fillim përgatisim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët.

E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qeskë kuzhine. E lëmë të pushojë për 30 minuta. Në një enë kaurdisim qepët e grira hollë derisa të skuqen pak.

Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta të tjera së bashku me qepën. I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lëmë për disa minuta të tjera.

Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai (pec) duke i spërkatur sipërme niseshte. I pjekim një e nga një në furrë sa të zverdhen pak, në temperaturë maksimale.

Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi. Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit. Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 pete.

Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi. Ju bëftë mirë!/living