Kuzhinë

Receta për gjellë me patate, thjeshtë dhe shpejt

Gjella me patate bëhet edhe pa mish. Dhe në fund të shijon po aq shumë. Provojeni edhe ju këtë version me recetën e Nepsit.

Ingredientët
4 patate
1 qepë
2 thelpi hudhra
1 degë selino
2 domate (të buta)
Kripë, piper
Pak spec të kuq pluhur
3 gota ujë
Udhëzimet
1
Qëroni patatet dhe i prisni në kubik të vegjël.

2
Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.

3
Shtoni hudhrat dhe selinonë.

4
Trazojini mirë dhe pas 5 minutash shtoni domatet e prera në copa të vogla dhe pa lëkurë.

5
Pasi domatet të jenë tretur shtoni patatet.

6
I përzieni mirë dhe shtoni specin pluhur e piperin.

7
Në fund shtoni 2-3 gota ujë të nxehtë dhe e lini gjellën në zjarr për 35 minuta. Nga fundi i shtoni një lugë gjelle kripë (jo plot).



ks