8
Shfrytëzoni sezonin e specave dhe domateve dhe filloni përgatitjen e zahireve.
Më poshtë e keni recetën sipas saj:
Specat i pastroni mirë nga farat dhe pastaj i pastroni prapë. Përmbi ua hidhni një kovë të madhe me ujë të vluar për t’i zbutur. Specat i lini pastaj të ‘kullohen’ për një orë.
Pas kësaj, i bluani imët.
Mbi shporet e lini tepsinë që të nxehet dhe, posa të nxehet pak, e hidhni ajvarin e bluar në tepsi.
E zieni ajvarin në tepsi për 2 orë.
Gjatë 30 minutave të fundit të zierjes, mbi ajvar i hidhni këta përbërës:
– 3 filxhanë vaj
– 2 lugë të gjellës kripë (jo shumë të mbushura)
– 3 lugë të gjellës sheqer
– Në fund edhe pak vaj
Ajvari zihet derisa të ç’kapet nga tepsia dhe derisa yndyra të del pak anash.
Sipas saj, nga kjo tepsi duhet të nxirrni 1 kilogramë e pak ajvar.
ks