Lajme

Reforma në drejtësi në fokus të takimit të Nimonit me Zyrën e BE-së

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Genc Nimoni, priti sot në takim përfaqësuesit e zyrës për çështje ligjore dhe asaj për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Fotini Antonopoulou, z. Alfons Lentze dhe znj. Afërdita Smajli Kalaja.

Gjatë këtij takimi, fokus i diskutimit ishte Reforma në Drejtësi, Agjenda Legjislative, Plani i Rritjes dhe Agjenda Evropiane e Reformave.

Në këtë drejtim, palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe konfirmuan angazhimin në drejtim të avancimit tutje të këtyre proceseve.

Zëvendësministri Nimoni, shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe angazhimin në drejtim të forcimit sundimit të ligjit, në jetësimin e proceseve reformuese në drejtësi si dhe në realizmin e Agjendës Legjislative dhe asaj evropiane të reformave.

Të Ngjashme