3
Këngëtarja e dashur, Remzie Osmani, ka dhuruar një moment tejet të ëmbël dhe të paharrueshëm ditën e sotme.
Ajo ka performuar në skenën e shkollës, bashkë me mbesën e saj Emën, në kuadër të programit festiv të fundvitit.
Dyshja u shfaqën duke kënduar së bashku, duke bërë që audienca të shpërthejë në duartrokitje.
Në fund të performancës, Remzie Osmani konfirmoi momentin e veçantë:
“Këngën e kemi përgatitur dhe bërë bashkë me Emën dhe e paska zgjedh Ema me këndu këngën.”
Një moment i rrallë që do të mbetet një kujtim i bukur për mbesën në skenën e saj të parë.
ks


