LifeStyle

Reperi i njohur ndodhet në burg, gruaja i kërkon divorcin

Reperi Tory Lanez u martua fshehurazi me Raina Chassagne pak para se të përfundonte në burg. Mirëpo, gruaja e tij bëri kërkesë për divorc pas më pak se një viti martesë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Lanez u martua me Chassagne në qershor 2023, vetëm tre muaj para se të niste dënimin 10-vjeçar, pasi kishte qëlluar në këmbë Megan Thee Stallion në korrik të 2020-ës.

 

Megjithatë, Chassagne, e cila ka një fëmijë me Lanez, bëri kërkesë për t’i dhënë fund martesës së tyre. Chassagne nuk e ndryshoi kurrë mbiemrin e saj dhe është e paqartë se sa kohë ishte në lidhje me Lanez. Ajo po kërkon gjithashtu kujdestarinë e vetme ligjore dhe fizike të djalit të tyre 7-vjeçar, Kai.

Në lidhje me dënimin e Lanez-it, reperi qëlloi Megan Thee Stallion në këmbë gjatë një debati. Lanez refuzoi të dëshmojë, por është deklaruar i pafajshëm dhe vazhdon të pretendojë se është i pafajshëm.

Ai u dënua përfundimisht për të tre akuzat e krimit: sulm me armë zjarri, shkarkim të rëndë të armës nga pakujdesia dhe posedim i një arme zjarri të mbushur e të paregjistruar.