ShowBizzz

Reperja e njohur Cardi B zbulon lajmin e ëmbël live në TV

Cardi B konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt — të parin me të dashurin e saj, yllin e NFL-it, Stefon Diggs. Lajmi u bë publik gjatë një intervistë të regjistruar me Gayle King në “CBS Mornings” më 17 shtator.

Ajo tha se ndihet e lumtur, e fortë dhe e fuqishme, duke punuar intensivisht rreth albumit të saj të ri “Am I the Drama?”, që del në 19 shtator, ndërkohë që po përgatitet për ardhjen e fëmijës në fillim të turneut të saj në Amerikë në shkurt.

MGID Paragrafi 2

Cardi ka tre fëmijë tashmë me ish-bashkëshortin Offset — Kulture, Wave dhe Blossom — ndërsa Diggs ka një vajzë nga një marrëdhënie më parë.

Ajo tha se kishte dashur ta bënte shpalljen publikisht “në kohën e saj”, pas përfundimit të disa detajeve profesionale, ajo theksoi mbështetjen që merr nga Diggs dhe ndjekësit.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar



ks