Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve të kenë kujdes gjatë vozitjes pas reshjeve të borës që në disa pjesë janë krijuar edhe ngrica.
Policia ka kërkuar nga shoferët të të lëvizin në përshtatje të kushteve atmosferike dhe gjendjen e rrugës.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave”, thuhet në apelin e Policisë.
Në disa rrugë të Prishtinës janë paraqitur vështirësi gjatë qarkullimi të automjeteve. Komuna ka thënë se ekipet janë në teren, duke bërë thirrje për kujdes në trafik./teve1.info/
