Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në sulmet ajrore izraelite dhe amerikane.
Kështu deklaroi për Reuters pak çaste më parë, një zyrtar i lartë i Izraelit.
Khamenei e shndërroi vendin në një forcë të fuqishme anti-amerikane dhe zgjeroi ndikimin e saj ushtarak në të gjithë Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kryen sulme ushtarake ndaj Iranit të shtunën, duke synuar udhëheqësit e tij të lartë dhe duke e zhytur Lindjen e Mesme në një konflikt që Presidenti Donald Trump tha se do t’i jepte fund një kërcënimi sigurie për SHBA-në dhe do t’u jepte iranianëve një shans për të rrëzuar sundimtarët e tyre.
