Lajme

Revista e Athinës me elozhe për Hajdaragën: Mblodhi 400 personalitete për Pavarësinë

Ambasadorja Luela Hajdaraga ka marrë vëmendjen e “Greek Diplomatik Life”, revistës diplomatike në Greqi, për shkak të pritjes së organizuar nga ambasada shqiptare në Athinë për festën e Pavarësisë.

Pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë në nivelin më të lartë të mundshëm për shkak të çështjes “Bejleri”, siç shkruan revista, ambasadorja Hajdaraga arriti të mbledhë në hotel “Grand Bretagnia” në qendër të Athinës rreth 400 personalitete, mes të cilëve zyrtarë të lartë të Athinës, në nivel qendror e lokal, diplomatë të tjerë në Athinë, Biznesmenë, gazetarë, njerëz të artit etj.

Aktiviteti shkruan revista diplomatike greke ishte i shkëlqyer. Ndërkohë që për të pranishmit, nga Shqipëria, udhëtoi për të kënduar mezosopranoja Vikena Kamenica së bashku me bandën që e shoqëronte, duke krijuar një atmosferë festive të jashtëzakonshme.

Shqiptarët janë komuniteti më i madh në Greqi, dhe prej 30 vitesh, tanimë, mendohet se janë të integruan në jetën greke dhe shoqërinë greke, pavarësisht vështirësive që mund të hasen herë pas here, për shkak të nacionalizmit të dyanshëm apo tensioneve të tjera artificiale të krjuara herë pas here.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo