Lajme

​Rexha dhe KFOR-i amerikan diskutojnë për funksionimin e prokurorisë në Mitrovicë

Ushtruesi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it amerikan të përbërë nga majori Hector Zajas – shef i zyrës ligjore, kapiteni Adam Curfman – avokat ushtarak, specialisti Daniel Allen – asistent ligjor, si dhe Burim Jashari – zyrtar ligjor.

Sipas njoftimit, gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme të punës dhe funksionimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria.

Ky takim është vazhdë e takimeve të kreut të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë me KFOR amerikan, gjatë së cilës u dakordua për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy palëve.

Të Ngjashme