Lajme

Rexha i VV-së i bindur: Do të dalim mbi 50%, nuk do të kemi nevojë për koalicione

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se Vetëvendosje nuk do të ketë nevojë për koalicione në zgjedhjet e shkurtit, ngaqë sipas tij, VV do të dalë mbi 50%.

“Ne e kemi bindjen që do të fitojmë mjaftueshëm mbi 50% dhe në këtë kuptim nuk do të kemi nevojë që të bëjmë koalicion me asnjë nga partitë politike”, ka thënë Rexhaj.

Sipas Rexhës, të gjitha partitë në vend janë shndërruar në një bllok kundër VV-së.

“Është e pamundur të bëjmë koalicion me partitë e tjera. Po e vëreni edhe vetë që PDK, AAK, LDK janë shndërruar në një bllok të gjithë kundër neve”, ka thënë Rexha.